Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi një takim me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për Evropën Qendrore dhe Rajonin e Azisë, Cyril Müller. Palët diskutuan mbi ecurinë e projekteve ekzistuese në fusha si ujësjellës-kanalizime, transporti, energjia, etj.
Meta vlerësoi bashkëpunimin që ekziston midis institucionit të Kuvendit dhe Bankës Botërore duke u ndalur veçanërisht tek projektet i kësaj të fundit për parlamentet. Ai tha se pala shqiptare vlerëson rritjen e bashkëpunimit mes stafit të Kuvendit dhe atij të Bankës Botërore sa i përket rritjes së transparencës, llogaridhënies dhe bashkëpunimit me publikun, ndërsa nënvizoi nevojën për thellimin e reformave në sektorët më të ndjeshëm të ekonomisë së vendit.
Muller e ka konsideruar Shqipërinë si një partner të rëndësishëm për BB, që ka shënuar progres të qenësishëm gjatë viteve të fundit.