Hapësire reklamuese

Aktualitet

Meta takim me përfaqësuesite agjencive turistike: Nevojitet plan konkret, të mbështesim turizmin vendas dhe familjet shqiptare

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta me perfaqesuesit e agjencive turistike

Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme disa nga përfaqësuesit e agjencive turistike në vendin tonë.

Meta thotë se turizmi është në një situatë shumë të vështirë, si pasojë e krizës globale nga COVID-19.

Presidenti shprehet se nevojitet një plan konkret për mbështetjen e turizmit, ndërsa thekson se duhen mbështetur familjet shqiptare dhe turizmi vendas.

"Turizmi është një ndër sektorët më të prekur nga pandemia COVID-19 dhe sezoni i ri turistik në vend parashikohet tejet i vështirë.

Veç humbjeve gjatë periudhës së karantinës, shumica e prenotimeve janë anuluar duke vënë në rrezik mbijetesën e këtij sektori tepër të rëndësishëm për ekonominë familjare dhe kombëtare.

Shqetësimi i thellë për krizën e rëndë ku ndodhet ky sektor m’u shpreh sot edhe në takimin që zhvillova me përfaqësuesit e operatorëve dhe agjencive turistike kryesore në vend.

Nevojitet qartësi, solidaritet gjithëpërfshirës kombëtar, një plan konkret dhe i prekshëm në mbështetje të turizmit, që dëmi i shkaktuar nga pandemia COVID-19 të jetë sa më minimal dhe që ky sektor të rimëkëmbet shpejt, në mënyrë që familjet e bizneset shqiptare të cilat të ardhurat i kanë nga turizmi, të përfitojnë sa më shumë gjatë këtij sezoni.

Me rifillimin e fluturimeve dhe hapjen e kufijve tokësorë, në bashkëpunim të ngushtë edhe me vendet fqinje, për të mirën e përbashkët, duhet të mbështesim turizmin vendas dhe familjet shqiptare që mbahen gjatë vitit nga sezoni turistik.

Për këtë është e rëndësishme të caktohen protokolle të veçanta të sigurisë shëndetësore të përshtatura për vendqëndrimet, mjetet e transportit, hotelet, bregdetin, dhe zonat e tjera që vizitohen dhe ku pushojnë turistët", shkruan Meta.


Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll