Tirana
few clouds
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
33 %
4.1kmh
20 %
Sht
32 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
41 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Meta takim me ministrin e Maqedonisë së Veriut: Të forcojmë edhe më shumë marrëdhëniet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e3eab5f9b5e710d3625eeada94b63cad

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta shkruan se në takim ka theksuar rëndësinë e rritjes së mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe pjesëmarrjes në projekte dypalëshe e rajonale, veçanërisht në interes të qytetarëve të zonave ndërkufitare.

“Prita sot në një takim të përzemërt Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, z.Bujar Osmani.

Kënaqësi të vlerësonim rëndësinë e marrëdhënieve shumë të mira të fqinjësisë mes dy vendeve tona, aleate në NATO dhe me vizione të përbashkëta euroatlantike, që duhen të forcohen edhe më tej në dobi të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit.

Theksova rëndësinë e rritjes së mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe pjesëmarrjes në projekte dypalëshe e rajonale, veçanërisht në interes të qytetarëve të zonave ndërkufitare.

Pjesëmarrja dhe roli aktiv i faktorit shqiptar në institucionet e Maqedonisë së Veriut, është provë e qëndrimit të tyre të palëkundur në mbështetje të projektit euroatlantik dhe të reformave të rëndësishme për ndërtimin e shtetit multi-etnik” shkruan Meta.

Më shumë

spot_img
spot_img