Hapësire reklamuese

Politikë

Meta takim me kryesuesen e misionit të OSBE për zgjedhjet: I gatshëm për bashkëpunim për paprekshmërinë e zgjedhjeve

Shkruar nga Newsbomb
Meta takim me kryesuesen e misionit të OSBE për zgjedhjet: I

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka zhvilluar një takim me ambasadoren Ursula Gacek, e cila drejton Misionin e Vëzhgimit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021.

Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se i ka përcjellë ambasadores vendosmërinë dhe përkushtimin për të garantuar që mos të cënohet vota e tyre.

Gjithashtu Kreu i Shtetit ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të plotë për të siguruar paprekshmërinë e zgjedhjeve dhe të vullnetit të sovranit.

“Prita sot, me kërkesën e saj, Ambasadoren Ursula Gacek, e cila drejton Misionin e Vëzhgimit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021.

I përcolla Drejtueses së Misionit, vendosmërinë dhe përkushtimin tim të palëkundur për të garantuar, që qytetarët të shprehin lirshëm dhe pa u cënuar, vullnetin e tyre të plotë në votim.

Theksova se, do të ndalim me çdo kusht dhe mjet, që presioni i krimit dhe shantazhi mbi qytetarët të minojë zgjedhjet, të shkatërrojë demokracinë dhe të ardhmen europiane.

E informova Ambasadoren dhe Kryetaren e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR, për nismën time transparente për mbrojtjen e zgjedhjeve të 25 prillit duke ju krijuar mundësinë të gjithë qytetarëve të denoncojnë me kurajo dhe pa hezitim të gjitha presionet, shkeljet dhe parregullsitë,  që synojnë tjetërsimin e vullnetit të tyre.

Shpreha gatishmërinë për bashkëpunim të plotë për të siguruar paprekshmërinë e zgjedhjeve dhe të vullnetit të sovranit,” shkruan Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu