Hapësire reklamuese

Politikë

Meta takim me deputeten shqiptare në Parlamentin e Kroacisë

Shkruar nga Newsbomb
Meta takim me deputeten shqiptare në Parlamentin e Kroacisë

Presidenti Ilir Meta sot ka zhvilluar një takim me deputeten shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermine Lekaj Prljaskaj.

Me anë të një postimi ne rrjetet sociale, Meta shkruan se Lekajn e ka përgëzuar për përpjekjet e tyre në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kroacisë.

“Pata një takim shumë të përzemërt me deputeten shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, zonjën Ermine Lekaj Prljaskaj dhe delegacionin, që e shoqëronte.

I përgëzova për përpjekjet e tyre në forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Kroacisë, për përfaqësimin dinjitoz të komunitetit të rëndësishëm shqiptar në Kroaci, kontributi i të cilit, si në luftën për pavarësinë e Kroacisë, ashtu edhe gjatë viteve të fundit, mbetet një garanci e fortë e marrëdhënieve të shkëlqyera historike, kulturore, politike dhe njerëzore mes dy popujve dhe vendeve tona.

Vizita e tyre në Shqipëri për bashkëpunim mes Durrësit e Rijekës dhe Beratit e Bjellovarit, si dhe për marrëveshje e shkëmbime mes universiteteve kanë plotësisht mbështetjen time.

E përgëzova Konsullin e ri të Nderit të Shqipërisë në Prefekturën e Rijekës, z.Bashkim Enesi dhe e mbështeta angazhimin e tij serioz në rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat, veçanërisht atë ekonomiko-tregtare, nxitjen e investimeve kroate në vendin tonë, kulturë, arsim, sport dhe turizëm”, shkruan Meta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll