Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Meta sulmon ashpër Ramën: Po mundohet të kapë institucionet (Tregon rastet kur janë shtyrë zgjedhjet)

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës së jashtëzakonshme sqaroi sipas tij arsyet e vendimit që e çuan në shfuqizimin e 30 qershorit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Meta gjatë fjalës së tij, nuk u kursye aspak me palët politike, teksa u shpreh se ky vendim erdhi pas dështimeve të përpjekjeve të tij për dialog mes forcave politike. Presidenti u shpeh se palët nuk reflektruan, ndërsa theksoi se nga njëra ana mazhoranca po mundohet të kapë institucionet dhe nga ana tjetër opozita vijon me protestat.

"Në rastin aktual presidenti siç ka parashtruar më sipër edhe pse është angazhuar për një frymë dialogu ka vënë re se kriza është thelluar, opozita ka vazhduar me protesta. Në datën 24 maj të këtij viti në deklaratën e presidentit është shprehur gatishmëria e tij të rishikojë dekretin dhe të dekretojë një datë tjetër në përputhje me një datë tjetër. Për fat të keq palët nuk reaguan, mazhoraca tenton kapjen e institucioneve. Presidenti ndërmerr këtë iniciativë. Me anullimin synon të kërkojë një hapësirë kohe për palët.

Presidenti synon të mos cënohen intersat e qytetarëve shqiptarë. Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë, mbaron kur fillon mandati i pasardhësit.  Nuk krijohet vakum funskional deri në zgjedhjet që priten të zhvillohen në një datë të mëvonshme", tha Meta mes të tjerash.

Po ashtu Presidenti ka nxjerrë dhe disa raste kur zgjedhjet janë shtyrë, duke hedhur kështu poshtë pretendimet se vendimi i tij është një akt i paprecedent.

“Në vitin 2006 ka dekretuar që zgjedhjet e organeve vendore të shtyhen me rreth 2 muaj.  Po ashtu në Maj të 2017-tës janë shtyrë zgjedhjet lokale për Bashkinë e Kavajës.

Në vitin 2017 presidenti me dekretin e tij caktoi një datë të re për zgjedhjet, duke shtyrë zgjedhjet në bazë të një marrëveshjeje politike.

Duke shqyrtuar këto precedente, që janë caktuar si pasojë e rrethanave të tensionuara politike, kanë bërë që të ketë një ndërhyrje nga autoriteti i presidentit. Në rastet e mësipërme palët kanë dialoguar, dhe kanë gjetur zgjidhjen për një datë të re”, u shpreh Meta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll