Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
58 %
0.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
29 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Meta SPORTE të vështira që në pikë të mëngjesit, THUMBON ‘ata që bëjnë si të paanshëm’: Ia kaloni dhe kryeministrit tonë (video)

spot_img

Lajme të ngjashëm

c47d25d71909864989a82c34f6edfd30

Që në pikë të mëngjesit, presidenti Ilir Meta ka nisur aktivitetin sportiv të ecjes nëpër përrenjtë me ujë borë.

Mirëpo teksa ka qenë duke ecur, i ka lindur natyrshëm një pyetje, sipas tij për të gjithë ata persona që bëjnë si të paanshëm.

Presidenti kërkon të dijë se përse nuk reagojnë për krizën politike, ndërsa ngre dyshimet nëse duan dështimin e çeljes së negociatave.

“Mirëmëngjes të dashur miq!

Pas një terapie me ujë bore, më lindi një pyetje që dua ta ndaj me ju, dhe që u drejtohet atyre të cilët bëjnë si të paanshëm, pasi kanë shkëlqyer me njëanshmërinë e tyre, duke ia kaluar dhe Kryeministrit tonë, i cili në fund të fundit përfaqëson një anë politike: Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë tuaj tepër të vonuar?
Kaq të domosdoshëm e keni dështimin e çeljes së negociatave për vendin tonë në 18 tetor?

Ju uroj një fundjavë të mbarë!”, shkruan presidenti.

Më shumë

spot_img