Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Meta: Sjellja e Policisë ndaj minorenëve është tregues i regjimit policor! Pjesmarrje e madhe në 25 prill që të largojmë Edi Ramën

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta intervistë me Bejdo Malon

Presidenti Meta ka komentuar shoqërimet e të rinjve gjatë protestave pas vrasjes së Klodian Rashës.

Kreu i Shtetit ka thënë për Bejdo Malon se këto raste janë të përsëritura dhe përforcojnë idenë e një shteti policor.

Ndryshe nga sondazhi i publikuar së fundmi nga agjencia suedeze, ku tregohej një besim i lartë i qytetarëve ndaj Policisë së Shtetit, Meta thotë se ka një humbje besimi të qytetarëve tek institucionet shtetërore dhe ato ligjzbatuese.

Përsa i përket zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Meta bëri për të disatën herë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje.

Pyetje: Tek lëvizja  studentore, Edi Rama  vinte dhe i lutej studentëve. Por, kur vjen puna për t’u përballur me të rinjtë, me adoleshentët në rrugë, kemi një sjellje brutale dhe të paprecedentë nga ana e tij. Si bashkëjetojnë brenda këtij njeriu këto të dyja?

Meta: Kjo sjellje brutale është e përsëritur. Rastet e dhunës ndaj minorenëve e të pafajshmëve, apo tejkalimi i ligjit nga efektivë të caktuar të Policisë, si dhe mbështetja verbalisht e tyre nga drejtues të qeverisë apo të policisë, ndërkohë që kërkohej distancim, tregojnë qartë natyrën e një regjimi policor, që nuk ka respekt për të drejtat e njeriut dhe që nuk  bazohet në shtetin e së drejtës.

Mbi të gjitha ka një humbje besimi të qytetarëve tek institucionet shtetërore dhe ato ligjzbatuese, gjë që është tepër negative. Besoj që, është një brutalitet që do ta marrë përgjigje mbarëqytetare.

Pyetje: Kemi 25 Prillin përpara, Edi Rama,  pothuajse e ka bërë fakt të kryer që unë, e kam mandatin e 3-të në xhep.  

Meta: Pa asnjë diskutim,  për kryeministrin tonë, ai,  nuk ka të tretin po dhe të trembëdhjetin në xhep. Absolutisht,  unë,  besoj që ilaçi i shërimit është pjesëmarrja e të gjithë qytetarëve, për të treguar që i meritojnë të drejtat e tyre, që i kanë në Kushtetutë, dhe ata  luftojnë për të drejtat e tyre.

Askush nuk ka dhe nuk mund të ketë të drejtë të ankohet,  apo kritikojë,  në rast se nuk merr pjesë në zgjedhje. Në rast se nuk shpreh opinionin e tij përmes votës, vendimin, besimin dhe ndëshkimin e tij. Unë, besoj që qytetarët kanë kuptuar se vota është arma më e rëndësishme që ata kanë, për të mbrojtur të ardhmen e tyre, të fëmijëve të tyre, interesin e tyre, të vendit dhe të atdheut tonë.

Jam shumë optimist, edhe për shkak se në Shqipëri ka shumë kohë që nuk bëhen zgjedhje, që shqiptarët janë të paduruar, për të shkuar drejt kutive të votimit këtë herë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll