Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

META shtrëngon duart me kryeparlamentarin kroat, veçon kontributin e shqiptarëve në Kroaci (MESAZHI)

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_284478" align="alignnone" width=""]Presidenti Ilir Meta me kreun e parlamentit kroat Gordan Jandrokoviç[/caption]

Presidenti Ilir Meta takoi kreun e parlamentit kroat Gordan Jandrokoviç në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Kroaci.

Kreu i shtetit shqiptar vuri në dukje forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve ballkanike, si dhe mbështetjen e Kroacisë për integrimin e Shqipërisë në BE.

Meta nuk harroi të përmendte dhe kontributin e komunitetit shqiptar në Kroaci, i cili përfaqësohet nga deputetja Ermine Lekaj Prljaskaj.

Mesazhi i presidentit Meta:
Kënaqësi e veçantë të takoja Kryetarin e Parlamentit kroat, z.Gordan Jandroković.

Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve do t'i japë një impuls të ri forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve, si dhe procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

I lumtur që komuniteti shqiptar në Kroaci, përfaqësohet në Parlamentin kroat me deputeten e nderuar, znj.Ermine Lekaj Prljaskaj, një tjetër tregues i lidhjeve të forta tradicionale shqiptaro-kroate.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese