Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Meta shpjegon deklaratën për “sfurqet” dhe zbulon letrën drejtuar opozitës: I kam shkruar Kryemadhit dhe Bashës për përgjegjësitë që kanë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka zbuluar se kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës, dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhit, u ka dërguar një letër në lidhje me përgjegjësitë që ata kanë për zgjedhjet e 25 prillit.

“Unë jam njeriu më korrekt në zbatimin e Kushtetutës dhe të ligjeve. U kam dërguar edhe një letër Bashës dhe Kryemadhit për përgjegjësitë që kanë. Edhe ambasadave u kanë thënë të reagojnë sot për të dekurajuar çdo fenomen negative. Unë nuk pres zgjedhje daneze, por duhet të jemi sa më pranë Kosovës dhe Maqedonisë në zgjedhje”, tha Meta.

Ai shpjegoi edhe deklaratën e tij për “sfurqet”, teksa tha se sfurqet i ka parë në vitin 1994 në Libofshë, kur gratë e fshatit morën sfurqet dhe ndoqën me vrap policinë dhe të fortët e asaj kohe.

“Sfurqet i kam parë në Libofshë në vitin 1994. Kur policia dhe të fortët përdorën dhunë në Libofshë, kanë dalë gratë e Libofshës dhe i ndiqnin me vrap. Sfurqet janë për të dielën nëse vidhet vota”, u shpreh presidenti.



spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img