Hapësire reklamuese

Aktualitet

Meta shpërndan intervistën e anëtares së Komisionit të Venecias: Koha të zbatohen rekomandimet, e vetmja rrugë për çeljen e negociatave

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se është koha për zbatimin e rekomandimeve të Komisioni të Venecias.

Ai ka shpërndarë një intervistë të Deutsche Ëelle nga profesorja Angelika Nußberger, anëtare gjermane e Komisionit të Venecias, e cila shprehet se për Shqipërinë ka një rëndësi të jashtëzakonshme të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, ku hapi tjetër i nevojshëm është të ecet përpara me emërimet e tjera të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa Meta thekson se është koha për zbatim korrekt të rekomandimeve, pasi kjo është e vetmja rrugë drejt çeljes së negociatave dhe funksionimit të shtetit ligjor.

Postimi i plotë:

PO, NUK KA MË VEND PËR INTERPRETIME!
Tani është koha për ZBATIMIN KORREKT të REKOMANDIMEVE të Komisionit të Venecias, përmes BASHKËPUNIMIT TRANSPARENT dhe KONSTRUKTIV.
Është shumë e rëndësishme që Komisioni i Venecias do të ndjekë edhe zbatimin e rekomandimeve të tij të fundit për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.
Po kështu rekomandimet e Komisionit të Venecias janë në ndjekje nga Parlamenti Europian dhe vendet anëtare.
Kjo është e vetmja rrugë drejt çeljes së negociatave dhe funksionimit të shtetit ligjor.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.