Tirana
broken clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
75 %
3.6kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
11 °
Die
10 °
Hën
5 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Meta shkrep në kafe “selfien” me Lorik Canën dhe Jahjagën: Mirënjohje për të gjithë sportistët që e kanë ngritur Flamurin tonë me dinjitet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqiprisë, vendosi ta festonte në Kosovë.

Gjatë kësaj dite nuk ka munguar as edhe një kafe me ish-presidenten e Kosovës Atifete Jahjagën si dhe me ish kapitenin e kuqezinjve, Lorik Canën.

Meta thekson se sot është një ditë mirënjohje për të gjithë ata sportistë të talentuar që e kanë ngritur dhe nderuar Flamurin tonë Kombëtar në arenën ndërkombëtare me shumë dinjitet dhe sukses.

“Kënaqësi e veçantë që së bashku me ish Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga të shkëmbenim urimet për Festën e Flamurit me ish kapitenin legjendar të kuqezinjve, Lorik Canën.

Sot është një ditë mirënjohje edhe për të gjithë ata sportistë të talentuar që e kanë ngritur dhe nderuar Flamurin tonë Kombëtar në arenën ndërkombëtare me shumë dinjitet dhe sukses”, shkruan Meta krah fotos.

 

 

Më shumë


spot_img









spot_img