Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mëngjesin e sotëm është parë teksa ka shkuar pranë ambienteve të selisë së Partisë Demokratike.
Burime për mediat bëjnë me dije se kreu i PL do të zhvillojë një takim me kryetarin e Partisë Dmeokratike, Sali Berisha.
Në fokus të bisedës mësohet se janë zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 14 maj të vitit të ardhshëm, 2023.
Sipas zërave që kanë dalë në media Partia Demokratike do të ketë kandidatët e Bashkive, ndërsa Partia e Lirisë do të ketë këshilltarët bashkiakë.
Më herët, kreu i Partisë së Lirisë tha se fokusi i kësaj partie në këto zgjehdje do të jetë opozita e fortë në çdo Këshill Bashkiak.
Meta u takua me Berishën më 4 tetor, ku dhe zhvilluan një diskutim për gati 30 minuta. Dy liderët e opozitës ranë dakord për bashkëpunim, bashkërendimin dhe aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore.