Tirana
overcast clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
77 %
0.5kmh
90 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
15 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Meta shfuqizoi datën e zgjedhjeve, reagon Kryemadhi: S’ka rëndësi bëhen apo jo, nuk kam ndikuar në vendimin e presidentit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

558e471ac52a98cc9da86e6857764dcc

Vetëm pak minuta pasi presidenti Ilir Meta shfuqizoi datën e zgjedhjeve, ka reaguar kryetarja e LSI, njëherazi bashkëshortja e presidentit Monika Kryemadhi.

 

Kryemadhi deklaroi nga protesta se nuk ka rëndësi nëse bëhen apo nuk bëhen zgjedhjet, pasi sipas saj me rëndësi është të largohet kryeministri Edi Rama.

Kryetarja e LSI theksoi se nuk ka ndikuar aspak në vendimin e presidentit, pasi nuk e ka takuar që prej dy javësh, kur ajo u bë operacion.

‘Unë mendoj që çfarë thotë kryeministri Edi Rama nuk kam kohën ta harxhoj, mendoj se jemi këtu për t’ju thënë që shumica e shqiptarëve janë kundër politikave të tij diskriminuese. I them Ramës se është edhe baba, se prindi për fëmijën e tij sakrifikon edhe jetën kështu që shqiptarët nuk kanë frikë për asgjë. Kalvari i tij ka mbaruar.

Për mua nuk ka rëndësi nëse bëhen apo nuk bëhen zgjedhjet, ndryshon apo nuk ndryshon, për mua ka rëndësi të largohet ky.

Unë nuk kam ndikuar fare në vendimin e presidentit, kam qëkur kam ikur për t’u operuar, kam dy javë që nuk e kam takuar, asnjëherë’, theksoi kryetarja e LSI.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img