Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
5.1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Meta s’tërhiqet, letër Denajt për fondet e “Vlorë-Orikum”, tregon edhe shkeljen tjetër që zbuloi Presidenca: Keni humbur autoritetin ligjor

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5a5890011d81f31b47b345e70cf61c1e

Presidenti Ilir Meta përmes një letre të hapur drejtuar ministres së Financave Anila Denaj si dhe Këshillit të Ministrave, thotë se marrëveshja për huan me Fondin Saudit është bërë në shkelje duke shmangur qëllimisht Presidencën.

Meta thotë se marrëveshja nuk mund të negociohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, për të ndryshuar destinacionin e ketij financimi.

“Në rast se Fondi Shqiptar i Zhvillimit mban kontakte dhe ka negociuar për të ndryshuar destinacionin e financimit të Fondit Saudit për Zhvillim dhe transferimin e fondeve siç ishte parashikuar në projektin e Lumit të Vlorës, për segmentin Përshkëpi-Selenicë-Kryq-Levan-Tepelenë, në një projekt tjetër (ai i “Vlorë- Orikum”), kjo do të thotë që ju keni humbur autoritetin tuaj ligjor për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë me të cilat ju ngarkon ligji”, shprehet Meta.

Meta thotë se qeveria ka bërë shkelje flagrante duke nënshkruar marrëveshje në emër të Këshillit të Ministrave, dhe jo në emër të Republikës së Shqipërisë, për të shmangur llogaridhënien te Presidenti.

“Nëse bëhet fjalë për të njëjtin projekt dhe financimi i tij është siguruar pas ratifikimit të kontratës së huasë dhe grantit me ligjet nr. 63/2019 dhe 64/2019, ky është një rast flagrant kur, marrëveshje që duhet të ishin negociuar, nënshkruar dhe miratuar në emër të Republikës së Shqipërisë, për të shmangur kërkesën e llogaridhënies dhe transparencës, janë ndryshuar duke u negociuar dhe nënshkruar në emër të Këshillit të Ministrave.

Është e qartë se, për të shmangur dhënien e shpjegimeve përpara Presidentit të Republikës, siç ishin kërkuar, dhe për të mbuluar çdo paligjshmëri që mund të jetë kryer në këtë proces për financimin e një projekti me shumë impakt publik, qeveria shqiptare, ka ndryshuar draftet e marrëveshjeve dhe ka keqorientuar edhe kredidhënësin, duke nënshkruar këto marrëveshje huaje në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Kjo për arsyen e vetme se, nënshkrimi në emër të Këshillit të Ministrave nuk kërkon pajisjen me autorizim nga Presidenti i Republikës, sipas ligjit nr. 43/2016.

Sa më sipër, asnjë nga argumentet e përdorura në shkresën tuaj me nr. prot. 16905/12, datë 6.1.2021, nuk qëndron. Madje referon në të dhëna të gabuara dhe qëndrime të përsëritura në shkelje të ligjit”, thuhet ndër të tjera në letrën e Metës. 

Presidenti_Shkresë MFE-së për Fondin SAUDIT (1) by Newsbomb Albania on Scribd

 

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img