Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Meta rikthehet në Presidencë si kryetar i Partisë së Lirisë, diskuton me Begajn datën e zgjedhjeve lokale

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Bajram Begaj ka pritur në Presidencë paraardhësin e tij dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta për të diskutuar për datën e zgjedhjeve lokale.

Ky është rikthimi i parë i ish-presidentit Meta në institucionin që e mbajti për 5 vite dhe ia dorëzoi më 24 korrik pasuesit të tij, Bajram Begajt.

Pak më herët, Meta zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha në selinë e PD.

Takimi me liderin demokrat vjen në kuadër të bashkëpunimit për zgjedhjet vendore, pasi së fundmi dy liderët kanë folur publikisht për të dalë me një kandidat, duke paralajmëruar një marrëveshje mes dy partive.

Kreu i Shtetit, Begaj nga ana tjetër do të mbledhë në orën 13:00 takim me krerët e Grupeve Parlamentare, në kuadër të zgjedhjeve lokale.

Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në periudhat 15 prill deri në 15 maj, ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor, Por pritet që në këtë rast të zgjidhet periudha e parë.

Më shumë




spot_img








spot_img