Meta refuzon sërish kërkesën për plotfuqishmërinë nga Bushati

Publikuar tek: politike, më 20:36 27-02-2018 Meta refuzon sërish kërkesën për plotfuqishmërinë nga Bushati

Presidenti Ilir Meta ka kthyer sërish letrën me sqarime të dërguar nga Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati për të marrë autorizimin për negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se kërkesa është kthyer sërish sespe nuk ka informacionin e mjaftueshëm për takimet kokë më kokë që janë zhvilluar deri më tani mes dy vendeve tona. Mungon gjithashtu dhe platforma e bisedimeve dhe strategjia.

Presidenti përmes një letre me 9 faqe  ka kthyer kërkesën për plotfuqishmërinë e Bushatit për të kërkuar më tepër informacion, sidomos nga takimet kokë më kokë në takimet mes Ministrave të Jashtëm të Greqisë dhe Shqipërisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuzat ndaj Meçollarit si spiun, reagon Arben Imami: Dosjen e Shërbimit Informativ Ushtarak, s'ka gjykatë që e rrëzon
Pas përplasjes me Berishën, Artan Hoxha publikon VIDEON: Kush është hjeksi i Azem Hajdarit, kush e zhduku kasetën me dëshmi... »
Article Logic
Execution time: 0.022288084030151
array(1) { ["section"]=> string(68) "meta-refuzon-serish-kerkesen-per-plotfuqishmerine-nga-bushati-111686" }