Hapësire reklamuese

Aktualitet

Meta refuzon dëgjesën në Komisionin e Ligjeve: Po realizoni me urgjencë porosinë politike! I gatshëm të vij në 10 maj (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Meta refuzon dëgjesën në Komisionin e Ligjeve: Po realizoni me

Presidenti Ilir Meta ka refuzuar kërkesën e Komisionit të Ligjeve për dëgjesë, lidhur me procedurën për shkakrimin e tij.

Meta thotë se çështja, për shkak të rëndësisë të madhe që ka, kërkon reflektim dhe koha prej 24 orësh nuk është e mjaftueshme për një gjë të tillë.

“Pikërisht rëndësia e kësaj çështjeje, duke ditur synimin siç më sipër cituam, kërkon reflektim dhe vlerësim të thelluar së pari nga ju, si dhe kohë të mjaftueshme për të gjithë. Harku kohor prej më pak se 24 orësh, kurrësesi nuk mund të klasifikohet si “kohë e mjaftueshme”, shprehet presidenti Meta.

Meta gjithashtu thotë se është i gatshëm të shprehet në datën 10 maj.

“Sigurisht që agjenda e Presidentit të Republikës, është e paracaktuar, dhe i mundëson zhvillimin e këtij takimi apo mbajtjen e bashkëbisedimit e bashkëdëgjimit me anëtarët e këtij Komisioni, në datën 10 maj 2021”, shprehet Meta.

LETRA E PLOTË:

Meta refuzon dëgjesën në Komisionin e Ligjeve: Pse me kaq nxitim?! I gatshëm të vij në 10 maj by Newsbomb Albania on Scribd

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu