Hapësire reklamuese

Aktualitet

Meta reagon për raportin i Freedom House: Këmbanë e fortë alarmi, po shkelen mizorisht të drejtat e njeriut

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas raportit të publikuar së fundmi nga “Freedom House”, ku thuhet se në vitin 2020 aktorët autoritarë u bënë më të guximshëm, ndërsa demokracitë më të mëdha përballeshin me problemet e brendshme, duke sjellë si rezultat një rënie për të 15-in vit me radhë në lirinë botërore.

Meta shprehet se përkeqësimi i të gjithë treguesve, veçanërisht shkelja mizore e të drejtave të  njeriut, është një këmbanë e fortë alarmi për instalimin e shtetit policor.

Reagimi i plotë i Metës:

Shqipëria një hap më pranë autoritarizmit!

“Freedom House” e zbret Shqipërinë edhe më poshtë për vitin 2020, mes regjimeve HIBRIDE!

Shembjen e Teatrit Kombëtar për interesa klienteliste, dhunimin e protestuesve dhe vrasjen kriminale të Klodian Rashës gjatë kohës së pandemisë nuk mund t’i mbulojë asnjë propagandë. Këto dhe të tjera ngjarje të rënda kurrë nuk do të amnistohen dhe për to drejtësia do vendoset në vend.

Përkeqësimi i të gjithë treguesve, veçanërisht shkelja mizore e të drejtave të  njeriut, është një këmbanë e fortë alarmi për instalimin e shtetit policor, që e kam denoncuar prej kohësh.

Referendumi i 25 prillit 2021 është momenti historik për t’i dhënë një trajektore të re të demokracisë, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, me qëllim përmbushjen sa më parë të kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu