Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
58 %
2kmh
0 %
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
23 °
Die
20 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Meta reagon pas rezolutës: Do thërras sa më parë palët në tryezë! Nuk ndaloj askënd të çmendet (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

9693d339525a3970ac2785d6fb3d9655

Presidenti Ilir Meta ka reaguar një ditë pas miratimit në Kuvend të rezolutës kundër dekretit të tij.

Në një prononcim për mediat Meta u shpreh ndër të tjera se dekreti është në fuqi dhe presidenti është i gjithë republikës.

“Presidenti është zgjedhur nga Parlamenti jo nga ky, nga një parlament legjitim. Por presidenti i takon republikës,. Besoj se jam i qartë. Shqipëria është republikë, presidenti i takon republikës”, tha kreu i shtetit.

I pyetur për një datë të re zgjedhjesh si dhe për një tryezë të mundshme mes palëve, Meta theksoi se kjo do të bëhet sa më parë të jetë e mundur.

“Sa më parë të jetë e mundur po punojmë me shumë qetësi dhe përgjegjësi, dekreti është në fuqi, i detyrueshëm për të gjithë. Presidenti mban shënim’, tha ai.

Ndërkaq, i pyetur se nëse do pranojë ndonjë vendimarrje nga Kolegj Zgjedhor. Meta u përgjigj me ironi se Presidenti nuk ndalon askënd të çmendet.

“Dekrti mund të gjykohet edhe nga gjykata e Skraparit, që nuk ekziston. Presidenti nuk ndalon askën që të çmendet. Përkundrazi i fton cdo të cmendur që në këtë ditë dhurimi gjaku ka nevojë. Shqipëria kë nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme vetëm ato çelin negociatat. Dekreti është i detyrueshëm për të gjithë. Presidenti ka të drejtë të bëjë thirrje çdo ditë për reflektim. Ata që ecin në rrugën e paligjshmërisë do të kenë të gjitha pasojat që do të provokojnë paqen sociale’, tha ai.  

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img