Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Meta reagon pas ngjarjes së Ramës me gazetaren: Dënoj me ashpërsi dhunën fizike! Ky është rast i përsëritur, e papranueshme për shoqërinë shqiptare

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ddd51222bc6b5a1f679bba1d0d6c8034

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas ngjarjes së sotme ku kryeministri Edi Rama i kërkoi një gazetareje që të shkonte të merrte maskën, por duke qenë se në fillim ajo hezitoi, ai e shtyu dhe e largoi.

Meta thotë se kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme, nuk është pjesë e e tikës institucionale dhe aq më tepër kur e bën kryeministri i vendit.

Kreu i Shtetit përmes një shënimi në rrjete sociale i bën thirrje medias dhe gjithë gazetarëve që të vijojnë misionin e tyre dhe të mos tremben nga pushteti apo kërcënimet.

Shënimi i Metës

Dënoj me ashpërsi dhunën e papranueshme fizike të ushtruar sot nga Kryeministri ende në detyrë ndaj gazetares së nderuar të televizionit “Fax News”, znj.Edona Haklaj.

Përdorja e forcës mbi një reportere në krye të detyrës, mbi të gjitha një vajze të re, me pretekstin e mosmbajtjes së maskës antiCOVID, është e papranueshme për traditën shqiptare, moralin njerëzor, për çdo shoqëri demokratike dhe etikën institucionale, për më tepër kur akti i dhunës ushtrohet publikisht nga kryetari i Këshillit të Ministrave.

Ky sulm i dënueshëm, që vjen pak ditë pas linçimit publik të znj.Grida Duma, është vijim i revanshit të rrugaçërisë, dhunës, presionit, shantazhit e bullizmit konstant, që prej vitesh ushtrohet ndaj gazetarëve dhe mediave të pavarura në vend, por dhe ndaj femrave e grave shqiptare, që në të kaluarën e kanë denoncuar dhunën ndaj tyre të këtij individi.

Duke theksuar se liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike dhe çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, u bëj thirrje shoqatave të gazetarëve brenda e jashtë vendit, si dhe atyre për mbrojtjen e të drejtave të grave, të reagojnë fuqimisht edhe ndaj këtij rasti të përsëritur.

Shpreh solidaritetin tim të plotë me gazetaren Edona Haklaj, televizionin “Fax News” dhe të gjithë kolegët e saj të pavarur e kurajozë, të cilët i inkurajoj për të vijuar pa u trembur, misionin fisnik të informimit publik.

Zero tolerancë për dhunën, kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias duke përdorur si pretekst pandeminë!

Më shumë

spot_img
spot_img