Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Presidenca reagon pas mbledhjes së Bashës në PD: Çështja kryesore është respektimi i votës së 25 prillit, jo problemet e brendshme të partive

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenca e Shqipërisë ka reaguar pak pas mbledhjes që zhvilloi sot pasdite Lulzim Basha në selinë blu, me sekretarët dhe krerët e degëve të partisë.

Përmes zëdhënësit të Presidencës z.Tedi Blushi, Presidenca thotë se tani është koha që të administrohet deri në fund procesi i zgjedhjes në respekt të votës së gjithësecilit.

Me thumba, por më shumë si një këshillë për PD, Kreu i Shtetit thotë se nuk është koha të merren me çështjet e brendshme të partisë.

Shënimi i Tedi Blushit

Është e domosdoshme të vazhdojë procesi i administrimit të zgjedhjeve deri në fund, në respekt të Kodit Zgjedhor.

Transparenca dhe respekti për votën e çdo qytetari, që mori pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, është vendimtar për besimin te zgjedhjet dhe Demokracia.

Kjo është çështje e interesit kombëtar sot dhe jo problemet e brendshme të partive.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img