Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Meta reagon ndaj Peleshit: Braktisni vjedhjet, që qytetarët të mos braktisin shtëpitë!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas thirrjes së ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi drejtuar banorëve në Selenicë që të evakuohen nëse situata nga zjarret bëhet kritike.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta thotë se që qytetarët të mos braktisin shtëpitë nga zjarret, janë politikanët ata që duhet të “braktisin vjedhjet”.

Ish-presidenti shpreh shqetësimin për situatën alarmante ku sipas tij ndodhen emergjencat civile dhe institucionet që duhet të përgatiten për fatkeqësi të tilla natyrore apo njerëzore.

Reagimi i Metës:

BRAKTISNI VJEDHJET, QË QYTETARËT TË MOS BRAKTISIN SHTËPITË!

Është gjëja më e lehtë t’u bësh thirrje qytetarëve në momentin e fundit të braktisin shtëpitë.

Të gjithë e dinë që vendi ynë është i ekspozuar ndaj zjarreve, por asnjë masë nuk merret për parandalimin, sinjalizimin dhe ndërhyrjen në kohë për t’i mbajtur nën kontroll. I njëjti avaz përherë i nënvlerësimit të situatës, derisa zjarri u afrohet shtëpive.

Kur do e braktisë Qeveria indiferencën dhe papërgjegjshmërinë për parandalimin e zjarreve?

Pse është në këtë gjendje inekzistuese flota ajrore e ushtrisë tonë?

Pse nuk blihen që në fillim të vitit orëfluturimet e avionëve kundër zjarreve?Pse gjithmonë do të shohim në media vetëm disa ushtarë me lopata dhe fshesa kundër zjarreve?

Shqipëria po digjet sepse qindra milonë euro vidhen përmes Djegësave fiktive (inceneratorëve).

Shqipëria po digjet nga zjarret në verë sepse përvëlohet nga korrupsioni qeveritar në të katër stinët papushim.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img