Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, edhe njëherë është shprehur i bindur për fitoren e zgjedhjeve të 14 Majit.
Meta theksoi se opozita në këto zgjedhje po konkuron në mënyrë legjitime dhe sa i përket vendimit të Gjykatës për dhënien e logos grupit te Enkelejd Alibeajt, ish-kreu i shtetit tha se kjo është punë e Edi Ramës.
Më tej kryetari i PL tha se Edi Rama është i frikësuar dhe se fakti që opozita po shkon drejt 14 Majit e tmerron.
“Puna e logos është puna e Edi Ramës. Opozita po konkuron në mënyrën më legjitme e ka ndërtuar këtë proces mbi primaret një proces mjaft transparent. Nuk mund të them që ishte perfekt, pasi ça është perfekte në shoqërinë tonë. Ka kandidatë më me integritet.
Ne si opozitë po shkojmë drejt 14 majit kjo e tmerron Edi Ramën prandaj i bën të gjitha këto marrëzira. Ka tmerrin e e 14 majit ,e medias dhe votës së lirë, ai do përpiqet që të bëjë gjithçka për ta deformuar por do i kthehet.
Më duket i dëshpëruar dhe i pa sigurt. Pasi një njëri që ka siguri respekton ligjin kushtetutën kjo është sjellja e një njeriu të pasigurt. Qytetarët do të derdhen det, oqean në kutitë e votimit”, tha Meta.