Hapësire reklamuese

Politikë

‘Meta që s’donte djegie mandatesh, donte të ruante hajdutët në qeveri?’, Kryemadhi: Ai ka ngrënë e ka pirë me ta, jo unë!

Shkruar nga Newsbomb
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dhënë disa arsye se pse i dogji 20 mandatet bashkë me PD.

Një ndër arsyet ishte dhe krijimi i besueshmërisë në popull, për të rrëzuar hajdutët në pushtet.

E pyetur nëse Meta që ishte kundër mandatesh dëshironte ruajtjen e tyre, Kryemadhi tha se Meta ka qenë ai që ka ngrënë e ka pirë me ta, madje ai i ka sjellë në pushtet.

Kryemadhi: Unë për çfarë i dogja mandatet? Se po ta kisha mendjen te karrigia nuk do i digjja mandatet. Nuk i dogja 20 mandate as për të marrë prapë 20, por më shumë, normal. E bëra dhe për të bërë një lloj katarsisi, me qëllim që të largoja hajdutët nga pushteti.

Bushati: Pra Meta që ishte kundër djegies së mandateve donte të ruante hajdutët në qeveri?

Kryemadhi: Ilir Meta ka ngrënë e ka pirë me ata, nuk kam ndjenjur unë të ha dhe të pi. Unë do isha zonjë e parë po ta pranoja këtë. Nuk kam pse të përplasem unë këtë për allishverishtet e të tjerëve (për Nasip Naçon). LSI sjell të rinj dhe të reja. PS ka nevojë për lëndë të parë inceneratorët. Ore thoni njëherë që kjo LSI ka bërë një gjë të mirë, ka sjellë emra të rinj në politikë. Këta të rinj që shkuan te Teatri Kombëtar dhe u zunë me policinë atje. Më mirë një 17-vjeçar deputet se sa një kriminel dhe një që mendon të blejë makinë për dashnoret e veta. Na thuaj për këtë Ramën që di 5 gjuhë të huaj dhe mbolli gjithë shqiëprinë me kanabis.  

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll