Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
28 %
3.6kmh
0 %
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
8 °
E diel, 23 Janar, 2022

Meta publikon videon nga Kakavija dhe i bën thirrje qeverisë: Të realizohet tamponi FALAS, shqiptarët nuk mund të trajtohen si njerëz pa Atdhe e pa shtet

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka reaguar edhe njëherë tjetër për situatën kaotike në Kakavijë, ku prej ditësh mijëra shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në pikën kufitare me Greqinë.

Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të mundësojë kryerjen e tamponit falas për qytetarët në pritje, pasi shqiptarët nuk mund të trajtohen si njerëz pa Atdhe dhe pa shtet.

Gjithashtu Meta i ka kërkuar autoriteteve greke të bëjnë të pamundurën për zgjidhjen e situatës

“Qytetarët shqiptarë, të cilët prej ditësh ndodhen në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në kushte tejet të vështira dhe në prag të një krize humanitare, nuk mund të trajtohen si njerëz pa Atdhe dhe pa shtet.

Përsëris thirrjen e fortë drejtuar qeverisë shqiptare për të qëndruar pranë qytetarëve dhe për të marrë të gjitha masat, për informimin me transparencë, realizimin FALAS dhe në vendin ku ndodhen të tamponëve për COVID-19.

Kontaktet me Greqinë të jenë konstante dhe vetëm në funksion të një zgjidhjeje të menjëhershme.

Aktet e forcës janë të papranueshme!

I kërkoj autoriteteve greke, që në respekt të frymës së fqinjësisë së mirë dhe lidhjeve të forta tradicionale mes dy popujve, të bëjnë të pamundurën për zgjidhjen e situatës, imazhet e së cilës turpërojnë të dyja vendet.

ÇDO QYTETAR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË MERITON TË TRAJTOHET ME DINJITET”, shkruan Meta.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img