Meta publikon pamjet e anijes 'Vlora' në 1991 me 20 mijë shqiptarë në bord: Koha që shqiptarët të kthehen dhe ta ndërtojnë Europën këtu

Publikuar tek: politike, më 10:41 08-08-2020 Meta publikon pamjet e anijes 'Vlora' në 1991 me 20 mijë shqiptarë në bord: Koha që shqiptarët të kthehen dhe ta ndërtojnë Europën këtu Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video të 29 viteve më parë, ku anija "Vlora" me 20 mijë shqiptarë në bord u nis në një udhëtim drejt lirisë, duke u kthyer në simbolin e shpresës për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë.

Meta thotë se zbarkimi i shqiptarëve në brigjet e Italisë, dëshmoi para gjithë botës tragjedinë dhe dhimbjen e një populli të vuajtur për dekada nga dhuna, shtypja, mjerimi dhe izolimi.

Presidenti shprehet se ka ardhur koha që shqiptarët të kthehen në vendin e tyre dhe të marrin në zotërim Shqipërinë, për ta ndërtuar Europën këtu.

" Në 8 gusht 1991 anija “Vlora”, me rreth 20 mijë shqiptarë në bord, nisi udhëtimin drejt lirisë duke u kthyer në simbolin e shpresës për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë.

Zbarkimi i tyre në brigjet e Italisë, dëshmoi para gjithë botës tragjedinë dhe dhimbjen e një populli të vuajtur për dekada nga dhuna, shtypja, mjerimi dhe izolimi.

Fatkeqësisht edhe sot pas 29 vitesh nga kjo ngjarje dhe këto pamje tronditëse që të emocionojnë në çdo kohë, ritmet dramatike të shpopullimit të Shqipërisë nuk janë ndalur.

Në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore, është koha të ankorojmë shpresën në vendin tonë dhe të përmbushim ëndrrën e çdo qytetari, për një Shqipëri si gjithë Europa!

Koha që shqiptarët të rikthehen dhe të marrin në zotërim vendin dhe fatet e tyre!

Koha për ta ndërtuar Europën ketu!

Koha për t'i thënë KURRË MË çdo projekti izolues dhe shpopullues", shkruan Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093898773193359
array(1) { ["section"]=> string(139) "meta-publikon-pamjet-e-anijes-vlora-ne-1991-me-20-mije-shqiptare-ne-bord-koha-qe-shqiptaret-te-kthehen-dhe-ta-ndertojne-europen-ketu-216476" }