Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
30 %
1kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Meta publikon foton e kardinalit shqiptar në spital dhe jep lajmin e mirë: Jam i lumtur që pas ndërhyrjes kirurgjikale në Firence shëndeti i tij paraqitet i kënaqshëm

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ad9713f76bac735b972f309cd53b7251

Presidenti Ilir Meta ka bërë me dije se Kardinali shqiptar Ernest Simoni Troshani pas ndërhyrjes në spitalin e Firences ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Meta teksa shkruan se është  i lumtur që pas ndërhyrjes kirurgjikale shëndeti i Kardinalit paraqitet i kënaqshëm, ka falenderuar të gjithë mjekët dhe personelin shëndetësor në spitalin e Firences të cilët u kujdesën me shumë profesionalizëm dhe dashur.

“Së bashku me urimet e mia më të ngrohta dhe të përzemërta, për shëndet të plotë dhe jetë sa më të gjatë për Kardinalin tonë të dashur, Ernest Simoni Troshani, jam shumë i lumtur që pas ndërhyrjes kirurgjikale shëndeti i Tij paraqitet i kënaqshëm.

Mirënjohje dhe falenderim të veçantë për të gjithë mjekët dhe personelin shëndetësor në spitalin e Firences të cilët u kujdesën me shumë profesionalizëm dhe dashuri që çdo gjë të shkonte sa më mirë.

Zoti e bekoftë Kardinalin tonë të dashur dhe veprën e Tij të përjetshme, për gjithçka i ka dhënë kombit shqiptar dhe Kishës”, shkruan Meta.

116114194_3193756244003960_2995837029229379973_o.jpg

116290990_3193756370670614_255413721735539006_o.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img