
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka prezantuar sot kandidatin e opozitës për kryebashkiak në Kurbin, Behar Haxhia.
Përmes një postimi në Facebook, Meta thotë se më 14 maj fitorja e opozitës do të jetë historike, ndërsa shtoi se Haxhia do të sjellë modelin e bashkëpunimit me të gjithë qytetarët kurbinas.
Postimi i plotë i Metës:
Kënaqësi të merrja pjesë sot në takimin e Kryesisë të Kurbinit me kandidatin tonë të Opozitës të Bashkuar, z.Behar Haxhia për kryebashkiak në 14 Maj!
Së bashku me drejtuesit e Partisë të Lirisë dhe deputetin e nderuar të Kurbinit, z.Kastriot Piroli shprehëm bindjen në fitoren historike të 14 Majit të cilën të gjithë kurbinasit po e presin me padurim për t’u ndarë përgjithmonë nga monizmi dhe arroganca e një pakice uzurpatorësh.
I falenderova demokratët e Kurbinit për përzgjedhjen e shkëlqyer, që kanë bërë gjatë primareve, me z.Behar Haxhia, si kryebashkiak i ardhshëm.
Jam i bindur se z.Behar Haxhia do të sjellë modelin e bashkëpunimit me të gjithë qytetarët kurbinas.
Partia e Lirisë drejt një rezultati historik në 14 Maj do të garantoje llogaridhënien dhe transparencën ndaj qytetarëve. Kënaqësi që listën e këshilltarëvë tanë do ta drejtojnë z.Dedë Ndreca dhe znj. Sabaete Hidri.