Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Meta prezanton kandidatin e Bashkisë së Kuçovës: Lefter Maliqi është vullkan, kjo qeveri ka prioritet vetëm të ngrejë kulla

Shkruar nga Newsbomb
Meta prezanton kandidatin e Bashkisë së Kuçovës: Lefter

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me qytetarët e Beratit, ku ka prezantuar kandidatin e opozitës për këtë Bashki.

Në fjalën e tij Meta tha se nga 15 maji Bashkia e Kuçovës do jetë më e hapur për qytetarët me Lefter Maliqin në krye. Sipas tij prioriteti i kësaj qeverie është të ngrejë kulla.

“Nga agimi i 15 majit, me Lefter Maliqin në krye, do jetë e hapur Bashkia e Kuçovës. E hapur do jetë Tirana me Belind Këlliçin, Elbasani me Luçiano Boçin. Nuk mbahen me presione dhe gjoba e shantazhe që i bëhen qytetarëve. 350 mln euro është buxheti i Bashkisë së Tiranës, por asnjë nuk e di emrin e kryetarit të këshillit të bashkisë Tiranë. 70 mln euro paga bashkia e Tiranës.

Lekët e qytetarëve të Tiranës shkojnë tek inceneratorët. Në krye të kësaj hajdutërie është Edi Rama. Vete kilometrik i rrugës 15 mln euro, 4 herë më shumë se në vendet e BE-së. Me statistikat e BE-së, një mësues në Shqipëri paguhet 4200 euro në vit. Një mësues në Malin e Zi, paguhet 9900 euro në vit.

Mësuesi në Velipojë merr 370 euro, mësuesi në Ulqin, merr 900 euro në muaj. Pse? Kur GTP për frymë është njësoj?! Këtu shkojnë për investime publike dhe bëhet shumë herë më i shtrenjtë km i rrugës se në Francë.

Shpopullimi është plan në Shqipëri, jo rastësi.  Shkatërron portin kombëtar për të bërë banesa… por shqiptarët i kanë ndërtuar vetë, kjo është vjedhje e pasurive kombëtare, për qëllime korruptive.

Lefteri është vullkan, edhe kur ka qenë kryetar komune ka bërë gjithçka për të zhvilluar zonën, edhe në parlament, pavarësisht se nuk isha i lumtur, por ishte i vetmi opozitar aty brenda", u shpreh Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese