Hapësire reklamuese

Aktualitet

Meta pret në zyrë Ambasadorin e Japonisë në Tiranë: E falenderova për ndihmën bujare të vendit të tij për tërmetin

Shkruar nga Newsbomb
Meta me ambasadorin e Japonise ne Tirane

Presidenti Ilir Meta thotë se ka pritur në zyrë Ambasadorin e Japonisë në Tiranë, Makoto Ito, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.

“Prita sot në një takim të përzemërt Ambasadorin e Japonisë, Sh.T.Z Makoto Ito, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.

Shpreha mirënjohje për vëmendjen që Japonia i ka kushtuar forcimit të marrëdhënieve me vendin tonë, për mbështetjen e vyer teknike e financiare të dhënë ndër vite, si dhe e përgëzova për rolin e kontributin e Tij në këtë drejtim, veçanërisht për promovimin e Shqipërisë”, shkruan Meta.

Më tej, Presidenti thotë se e ka falenderuar ambasadorin për ndihmën e Japonisë për ndihmën pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Falenderime të veçanta, shpreha gjithashtu, për ndihmën bujare të Qeverisë së Japonisë në adresimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të kaluar, si dhe për përballimin e pandemisë COVID-19.

Përcolla përshëndetjet dhe falenderimet për Perandorin Naruhito dhe për Qeverinë japoneze”, përmbyll Presidenti.

122707047_3481665798546335_6209062012366767192_o.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.