Hapësire reklamuese

Politikë

Meta pret në zyrë ambasadoren e Irlandës dhe atë të Indonezisë, u uron suksese në detyrën dhe misionin e ri

Shkruar nga Newsbomb
Meta pret në zyrë ambasadoren e Irlandës dhe atë të

Presidenti i vendit Ilir Meta ka pritur në takim sot dy ambasadorë të rinj në vendin tonë.

Më herët Kreu i Shtetit ka takuar ambasadorin e Indonezisë, Iwan Bogananta, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, duke i uruar suksese për detyrën.

“Kënaqësi të takoja sot Ambasadorin e Indonezisë, Sh.T.Z. Iwan Bogananta, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.I urova shumë suksese për detyrën dhe e sigurova për mbështetje të plotë në përmbushjen me sukses të misionit të tij në Shqipëri.

Vlerësova marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona dhe shpreha vullnetin e nxitjes më tej të tyre në fushat me interes reciprok”, shkruan Meta.

Gjithashtu presidenti ka pritur në zyrë sot ambasadoren e re të Irlandës, Iseult Fitzgerald, të cilën e ka falenderuar për ndihmën që vendi i saj i ka ofruar Shqipërisë për tërmetin e 26 Nëntorit dhe mbështetjen e vazhdueshme.

“Takim i përzemërt dhe bisedë e hapur me Ambasadoren e re të Republikës së Irlandës në Shqipëri, Sh.S.Znj. Iseult Fitzgerald, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Shpreha mirënjohjen për ndihmën, që Irlanda, ka dhënë për lehtësimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019, për mbështetjen në vazhdimësi për Shqipërinë, si dhe për rolin konstruktiv në rajon.

Vlerësova rëndësinë e intesifikimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok, veçanërisht në ato ekonomike dhe tregtare, që janë nën nivelin e potencialeve tona. E falenderova gjithashtu Ambasadoren në emër të të gjithë shqiptarëve, të cilët kanë ndërtuar jetën e tyre në Republikën e Irlandës, për mundësitë, që u janë krijuar, për t’u integruar në shoqërinë e tyre. I urova shumë suksese në misionin e saj diplomatik në Shqipëri dhe e sigurova për bashkëpunim dhe mbështetje të plotë në funksion të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve tona”, shkruan presidemti Ilir Meta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll