Hapësire reklamuese

Politikë

Meta pret në takim zyrtarin e Maqedonisë së Veriut: Duhet të bëjmë çdo përpjekje për të ndalur shpopullimin e trevave shqiptare nga të rinjtë

Shkruar nga Newsbomb
Meta pret në takim zyrtarin e Maqedonisë së Veriut: Duhet të

Presidenti i vendit Ilir Meta ka pritur sot në takim zëvendësministrin e Kulturës së Maqedonisë së Veriut, Daim Luçi.

Gjatë këtij takimi Meta thotë se u ra dakort për të mos lejuar shpopullimin e trevave shqiptare nga të rinjtë. 

Ndër të tjera Meta vlerësoi si jetike nismat për forcimin e identitetit kulturor dhe kombëtar të shqiptarëve, si dhe për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit midis dy vendeve tona në të gjitha fushat.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Prita sot në një takim vëllazëror Zv/Ministrin e Kulturës të Maqedonisë së Veriut, z.Daim Luçi.

Ndamë të njëjtin qëndrim se duhet të bëjmë çdo përpjekje për të mos lejuar shpopullimin e dhembshëm të trevave shqiptare nga të rinjtë, që meritojnë të gjitha mundësitë dhe hapësirat për të ndërtuar të ardhmen e sigurt europiane në vendet e tyre.

Në këtë kuadër i vlerësova si jetike nismat për forcimin e identitetit kulturor dhe kombëtar të shqiptarëve, si dhe për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit midis dy vendeve tona në të gjitha fushat.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut në dekadat e fundit kanë qenë të përkushtuar për stabilitetin dhe garantë të integrimit euroatlantik të saj, ndaj respektimi i të gjitha lirive dhe të drejtave të tyre, sipas standardeve më të avancuara europiane është thelbësor.

Për thellimin e gjithanshëm të marrëdhënieve shumë të mira fqinjësore mes vendeve tona, ekziston një potencial i madh, për një të ardhme më të shkëlqyer.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu