Tirana
overcast clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
81 %
2.6kmh
90 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Meta pret në takim përfaqësues të komunitet Arbëresh, ja për çfarë u diskutua

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta, ditën e sotme ka pritur në një takim përfaqësues të Komunitetit Arbëresh në Itali, të cilët i konsideron urën e fortë shkullore lidhëse me Italinë mike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Meta shkruan se gjatë takimit  ka zhvilluar një bisedë “të ngrohtë” me Kryetarin e Komunës Arbëreshe të Montecilfone, Rajoni i Molises, Giorgio Manes, ku ndër të tjera është njohur me përpjekjet për mbrojtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave arbëreshe, që meritojnë të promovohen dhe trashëgohen brez pas brezi.

Ndër të tjera, Meta shton se i ka shprehur të gjithë mbështetjen për vizionin e tij për për binjakëzimin e komunave arbëreshe me bashkitë tona, në realizimin e projekteve të përbashkëta ekonomike, sociale, kulturore dhe artistike.

Postimi i Metes:

Përherë i lumtur të mirëpres përfaqësues të komunitetit shumë të dashur Arbëresh, urë e fortë dhe shekullore lidhëse e marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera me popullin dhe Italinë mike.

Vëllazëror ishte edhe takimi me Kryetarin e Komunës Arbëreshe të Montecilfone, Rajoni i Molises, z. Giorgio Manes dhe delegacionin, që e shoqëronte, me të cilët zhvilluam një bisedë shumë të ngrohtë.

I lumtur të njihesha me përpjekjet e tij për mbrojtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave arbëreshe, që meritojnë të promovohen dhe trashëgohen brez pas brezi.

I shpreha të gjithë mbështetjen time për vizionin e tij për binjakëzimin e komunave arbëreshe me bashkitë tona, në realizimin e projekteve të përbashkëta ekonomike, sociale, kulturore dhe artistike.

Përjetë mirënjohës komuniteti arbëresh, që mbetet sot ruajtësi i vetëm i gjuhës të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një thesar i madh për kombin tonë, për Italinë dhe për trashëgiminë europiane dhe botërore.

E falenderova Kryetarin Manes për dhuratën e veçantë që më solli, një shall të tifozëve kuqezinj arbëresh të Piana degli Albanesi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img