Hapësire reklamuese

Politikë

Meta pret në takim kreun e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve: Investimet serioze do të krijojnë hapësira punësimi për të rinjtë tanë

Shkruar nga Newsbomb
Meta pret në takim kreun e Fondit Shqiptaro-Amerikan të

Presidenti i vendit Ilir Meta ka pritur sot në takim Kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff. Kreu i Shtetit e ka përgëzuar kreun e AADF për kontributin që kjo ndërmarrje ka dhënë ndër vite për zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri.

Sipas tij investimet e investimet serioze të AADF do të krijojnë më shumë hapësira për punësimin e të rinjve në Shqipëri.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Prita me kënaqësi Kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, z. Michael Granoff. E përgëzova për kontributin e rëndësishëm, që AADF ka dhënë ndër vite për zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri, përmes projekteve të dobishme dhe jetëgjata.

Jam veçanërisht i kënaqur për vëmendjen dhe mbështetjen që AADF po u jep të rinjve shqiptarë, nëpërmjet krijimit të qendrave të inovacionit dhe të arsimit dixhital.

Shpreha bindjen se investimet serioze të AADF do të rrezatojnë në shumëzimin e nismave rinore të "start-up" - eve në fushën e teknologjisë inovative, duke krijuar më shumë hapësira për punësimin e të rinjve tanë dhe ndërtimit të të ardhmes së tyre në Shqipëri.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.