Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
3.1kmh
75 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Meta pret në takim Ambasadorin e ri të Luksemburgut: Investimet janë të mirëseardhura në Shqipëri

spot_img

Lajme të ngjashëm

cfda17c199886a19bd23fca1a9b81e23

Me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim Ambasadorin e ri të Luksemburgut në Shqipëri, Philippe Donckel.

 

Ai shprehet se ka vlerësuar marrëdhëniet midis dy vendeve dhe e ka falenderuar për mbështetjen e Luksemburgut.

Kreu i shtetit ka theksuar se një falenderim të veçantë i përcolli Ambasadorit edhe për asistencën e ofruar pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

‘Kënaqësi të prisja sot Ambasadorin e ri të Luksemburgut në Shqipëri, z.Philippe Donckel, me rastin e paraqitjes se Letrave Kredenciale.
Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira politike midis dy vendeve dhe e falenderova për mbështetjen e Luksemburgut në përpjekjet e Shqipërisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.
Një falenderim të veçantë i përcolla Ambasadorit edhe për asistencën e ofruar pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Theksova gjithashtu se investimet nga Luksemburgu janë të mirëseardhura në Shqipëri.
Integrimi shembullor i komunitetit shqiptar në Luksemburg i bën më të forta marrëdhëniet tona’, shkruan Meta.

83676275_2770652562980999_4549079134852087808_o.jpg

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img