Hapësire reklamuese

Aktualitet

Meta pret në Presidencë ministrin e Jashtëm të Danimarkës: Me rëndësi bashkëpunimi ekonomik dhe rritja e investimeve daneze në vendin tone

Shkruar nga Newsbomb
Meta pret në Presidencë ministrin e Jashtëm të

Presidenti Ilir Meta, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Jshtme të Danimarkës, Jeppe Kofod, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i shtetit vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona, duke nënvizuar rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të tyre veçanërisht bashkëpunimin ekonomik e tregtar dhe rritjen e investimeve daneze në fusha të rëndësishme për vendin tonë.

Presidenti gjithashtu ka shprehur falenderimet e tij për ndihmën që Danimarka i ka dhënë Shqipërisë për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti si dhe për ndihmën në përballimin e pandemisë së Covid-19.

“Takim i përzemërt me Ministrin e Punëve të Jashtme të Danimarkës, z.Jeppe Kofod.

Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona, duke nënvizuar rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të tyre veçanërisht bashkëpunimin ekonomik e tregtar dhe rritjen e investimeve daneze në fusha të rëndësishme për vendin tonë.

E falenderova për ndihmën e Danimarkës për ndërtimin e institucioneve të pavarura shqiptare dhe të shoqërisë civile, si dhe për qëndrimin inkurajues dhe mbështetës për proceset e integrimit europian të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në tërësi.

Mirënjohje për mbështetjen e vyer të Danimarkës në rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, si dhe për ndihmën në përballimin e pandemisë COVID-19 përmes dhurimit të vaksinave për qytetarët tanë.”,shkruan Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu