Hapësire reklamuese

Politikë

Meta pret kombëtaren shqiptare të regbisë, bën premtimin elektoral: Pas 25 prillit do çelet prespektiva e re për sportin

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta me ekipin shqiptar të regbisë

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me sportistët që janë pjesë e kombëtares shqiptare të regbisë, i quajtur ndryshe edhe futbolli amerikan.

Ky sport është relativisht i ri në vendin tonë, megjithatë tashmë është formuar edhe një ekip përfaqësues. Por Meta nuk ka lënë mënjanë akuzat politike, duke thënë se pas 25 prillit do të ketë një prespektivë të re për sportin.

Postimi i Metës:

Në Shqipëri, prej vitesh, luhet edhe sporti i bukur i regbisë, që çdo ditë e më shumë tërheq vëmendjen e të rinjve të apasionuar.

Tashmë, ne kemi edhe një Ekip Kombëtar, shumë ambicioz, me përfaqësues të të cilit pata sot kënaqësinë të takohesha dhe t’i përgëzoja për përpjekjet e palodhura për masivizimin e këtij sporti në vendin tonë.

I përgëzova për kontributin e dhënë në këtë drejtim, veçanërisht për afrimin e të rinjve me sportin dhe largimin e tyre nga veset.

U njoha me vështirësitë, që hasin, sidomos sa i përket ambienteve të stërvitjes, por ndamë mendimin se 25 prilli do të çelë një perspektive të re edhe për sportin shqiptar, për të mos lejuar më, që fushat dhe terrenet sportive të shndërrohen në sheshe për ndërtimin e kullave.

Sigurisht do të jem një tifoz i zjarrtë edhe i kuqezinjve tanë në regbi, besimplotë se do të arrijnë shumë shpejt rezultate të shkëlqyera në përballjet ndërkombëtare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll