Hapësire reklamuese

Politikë

Meta President, Basha tregon pazaret politike mes Metës dhe Ramës

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, në studion e emisionit “Opinion” ka deklaruar se ftesa e qeverisë ka qenë e pasinqertë, pasi prej disa muajsh kanë rënë dakord për kandidaturën e Presidentit të Republikës.

“Ilir Meta nuk ka dhe as nuk mund të ketë lidhje me çadrën. Loja e sotme në Parlament është e pagëlltitshme e republikës së vjetër.

Të gjithë e dinim që është dakordësuar zgjedhja e Metës President, por këto lajmërime janë fasadë për të mashtruar qytetarët. Edi Rama dhe Ilir Meta kanë bërë pazarin e rradhës dhe ky pazar është që të bëhet kreu i shtetit”, tha Basha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.