Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1kmh
0 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
9 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Meta poston foton e shtëpisë së gjyshit në Skrapar: U dogj dy herë nga pushtuesit, pas 25 prillit do ta rindërtoj me kushërinjtë e mi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta sot feston ditëlindjen e tij të 52-të, me urime dhe fjalë të bukura që nuk i munguan as nga familjarët e as nga miqtë apo kolegët.

Kreu i Shtetit ka publikuar pak minuta më parë në rrjete sociale foton e shtëpisë së vjetër të gjyshit të madh në Çepan të Skraparit.

Meta thotë se është krenar që u lind në një shtëpi e cila është djegur dy herë nga pushtuesit e huaj, dhe tepër entuziast thotë se pas 25 prillit do ta rindërtoj së bashku me kushërinjtë e tij, në derim të partizanëve të plagosur që ajo shtëpi i mirëpriti si një spital lufte.

Referuar shënimit të Metës, kujtojmë që “Operacioni i dimrit” është operacioni i koduar i gjermanëve për pushtimin e territorit të juglindjes së Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Okupatorët, të zemëruar egërsisht nga dështimi i fazës së parë të Operacionit të Dimrit, ndërmorën me ashpërsinë më të madhe disa fazat të këtij operacioni barbar: fazën e dytë (29 janar-6 shkurt), fazën e tretë (6-14 shkurt) dhe fazën e katërt (4-12 prill). Qëllimi final i forcave gjermane ishte asgjësimi i Luftës Nacionalçlirimtare në zonat e lëvizjes. 

Shënimi i Metës

Sot, në ditën e lindjes time kujtoj me nostalgji shtëpinë e gjyshit të madh, në Çepan të Skraparit, ku u linda më 24 mars 1969.

Krenar, që linda në një shtëpi, që u dogj dy herë nga pushtuesit dhe u rindërtua më e madhe.

Pas 25 prillit, më duhet ta rindërtoj për herë të tretë, së bashku me kushërinjtë e mi edhe në nderim të dhjetëra partizanëve të plagosur, të cilët kjo shtëpi i mirëpriti si Spital Partizan gjatë “Operacionit të Dimrit”.

MALET TONA MË TË LARTA!

Më shumë




spot_img








spot_img