Hapësire reklamuese

Aktualitet

Meta përshëndet zgjedhjen e Presidentes së Greqisë: Historike, tashmë marrëdhëniet mes dy vendeve do zhvillohen më tej

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur zgjedhjen e presidentes së Greqisë Ekaterini Sakelaropulu.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Meta i ka uruar asaj suksese në këtë post shumë të rëndësishëm.

Sipas kreut të shtetit, tashmë marrëdhëniet e mira mes dy vendeve do të zhvillohen edhe më tej.

‘Përshëndes zgjedhjen historike të Presidentes së re të Republikës Helenike dhe i uroj asaj shumë suksese në këtë post shumë të rëndësishëm.

Mbetem i bindur se marrëdhëniet shumë të mira dhe tradicionale mes dy vendeve edhe dy popujve tanë do të zhvillohen edhe më tej në dobi të interesave dhe qëllimeve tona të përbashkëta, ku kontributi i Presidentes së Zgjedhur të Republikës Helenike, Znj. Katerina Sakellaropoulou, është i një rëndësie të veçantë’, shkruan Meta.

Kujtojmë që Ekaterini Sakelaropulu është e para grua në historinë e Greqisë, e  zgjedhur në postin e presidentes.

Ajo mori 261 vota pro, 61 më shumë se kërkon Kushtetuta, dhe 33 vota u absenuan.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.