Hapësire reklamuese

Politikë

Meta përshëndet votimin e propozimit francez: I çel rrugën e negociatave Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt BE-së

Shkruar nga Newsbomb
Meta përshëndet votimin e propozimit francez: I çel rrugën

Presidenti i vendit Ilir Meta ka përshëndetur miratimin e propozimit francez nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Kreu i Shtetit shkruan se votimi i sotëm çel rrugën e negociatave të anëtarësimit në BE javën e ardhshme, për të dy vendet tona.

Sipas tij vendimi i Këshillit Europian që do të merret pas disa ditësh, duhet të kthjellojë mirë çdo vendimmarës për përgjegjësitë që ka në ndjekjen e politikave, që Shqipërinë e bëjnë më europiane.

“Përshëndes votimin pro-formulës Makron nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, që çel rrugën e negociatave të anëtarësimit në BE javën e ardhshme për të dy vendet tona.

Përgëzoj faktorin politik shqiptar, që gjithmonë mbetet besnik i orientimit europian, vendimtar për paqen, sigurinë dhe bashkëjetesën ndëretnike.

Vendimi i Këshillit Europian që do të merret pas disa ditësh duhet të kthjellojë mirë çdo vendimmarës këtu për përgjegjësitë që ka në ndjekjen e politikave që Shqipërinë e bëjnë më europiane, më demokratike dhe më shpresëdhënëse”, shkruan Meta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.