Hapësire reklamuese

Politikë

Meta përshëndet vizitën e presidentit të Malit të Zi në komunën e Tuzit: Mbështes komunitetin shqiptar, do jemi gjithmonë pranë jush

Shkruar nga Newsbomb
Foto e hedhur nga Meta

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vizitën e presidentit të Malit të Zi Milo Gjukanoviç në komunën e Tuzit dhe mbështetjen e qeverisë së tij ndaj komunitetit shqiptar në këto ditë të vështria që po kalojnë prej Covid-19.

Më tej Meta shkruan se solidarizohet me komunitetin shqiptar në Mal të Zi, duke u shprehur se “gjendet gjithmonë pranë tyre”.

“Përshëndes vizitën e Presidentit të Malit të Zi, z.Milo Gjukanoviç në Komunën e Tuzit dhe mbështetjen e tij dhe të Qeverisë së Malit të Zi për komunitetin shqiptar në këtë situatë të vështirë për të gjithë.

Duke u uruar të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi shëndet të plotë, si dhe shërim të shpejtë të prekurve nga pandemia COVID-19, shpreh solidaritetin tim në këto momente për Kryetarin e Komunës së Tuzit, z.Nik Gjeloshaj dhe për të gjithë komunitetin e dashur shqiptar.

Do të jemi gjithmonë pranë jush”, shkruan Meta.

92498290_2925487210830866_7974094070538567680_o.jpg

93225511_2925487264164194_6317310225653170176_o.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.