Tirana
few clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
77 %
3.1kmh
20 %
Pre
13 °
Sht
16 °
Die
17 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 31 Mars, 2023

Meta përshëndet vendimin e Hollandës për ecurinë e Shqipërisë në BE dhe kujton qeverinë: Duhet të plotësohen të gjitha kushtet

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta e ka përshëndetur vendimin e parlamentit hollandez, lidhur me miratimin e kuadrit negociator dhe mbajtjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare.

Kreu i Shtetit nuk nguron t’i kujtojë qeverisë shqiptare se deri në fund të procesit duhet të plotësohen të gjitha kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian.

“E përshëndes vendimin e Parlamentit holandez për miratimin e kuadrit negociator, e më pas, mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare edhe me Shqipërinë. Plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante, që do të na shoqërojë këtë proces, nga nisja deri në fund, dhe do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi. Duke uruar, që më 22 qershor Këshilli të vendosë pozitivisht për nisjen reale të negociatave, të ruajmë fokusin tek plotësimi sa më parë i të gjitha kushteve”, shkruan Meta në Facebook.

Kujtojmë që sot Parlamenti i Holandës ka dhënë sot “dritën jeshile” për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare, që do t’i hapë zyrtarisht rrugë Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Qeveria hollandeze bie dakort me gjetjet e Komisionit Europian sikurse theksohet në përditësimin e raportit për Shqipërinë.

Lexo edhe: “Drita jeshile” e Parlamentit të Holandës për Konferencën Ndër-Qeveritare, Edi Rama përshëndet vendimin: Mirënjohje! Shqipëria u zhbllokua

Më shumë