Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
69 %
2.1kmh
75 %
Enj
26 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Meta përshëndet Rezolutën për dënimin e gjenocidit të Srebrenicës: I bashkohem pikëllimit të familjeve të viktimave, përgjegjësit të dënohen

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur sot miratimin nga Kuvendi i Kosovës, të Rezolutës për dënimin e gjenocidit të Srebrenicës, i cili ndodhi 26 vite më parë.

Kreu i Shtetit shqiptar i bashkohet pikëllimit të familjeve të viktimave të pafajshme, duke bërë thirrje që përgjegjësit të marrin dënimin e merituar.

Reagimi i Ilir Metës

E përshëndes miratimin nga Kuvendi i Republikës së Kosovës të Rezolutës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, masakrës më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore, që ndodhi 26 vite më parë, në zemër të Europës dhe që kurrsesi nuk duhej të ishte lejuar të ndodhte.

Duke e përkrahur këtë Rezolutë, i bashkohem pikëllimit të thellë për viktimat e pafajshme dhe nderimit të kujtimit të tyre, dënimit të çdo përpjekje për mohimin e këtij gjenocidi dhe e përqafoj thirrjen për të bërë çdo përpjekje, që përgjegjësit e kësaj masakre të marrin dënimin e merituar nga drejtësia.

Vetëm duke forcuar bashkëpunimin rajonal dhe bashkëjetesën etnike e fetare do të konsolidojmë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe do të ecim përpara drejt së ardhmes të përbashkët në Bashkimin Europian.
***

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot me asnjë votë kundër rezolutën për njohjen e gjenocidit të ushtrisë serbe ndaj popullsisë civile në Srebrenicë.

Rezoluta që dënon ashpër gjenocidin e regjimit serb ndaj pjesëtarëve të popullit boshnjak dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut, është miratuar me 89 vota pro. Vetëm pak para votimit, deputetët e Listës Serbe kanë braktisur sallën e Kuvendit.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img