Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
30 %
5.1kmh
0 %
Mar
1 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 25 Janar, 2022

Meta përshëndet qëndrimin e Bullgarisë për nisjen e negociatave: Inkurajoj çdo hap që na çon drejt anëtarësimit në BE

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i vendit Ilir Meta ka përshëndetur qëndrimin e Bullgarisë, e cila propozon nisjen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.  

Kreu i Shtetit shkruan se do të vazhdojë të mbështesë çdo hap që na çon drejt anëtarësimit europian, në përmbushje të objektivit tonë strategjik kombëtar. Meta shton më tej se edhe Maqedonia e Veriut ka përparuar në zbatimin e reformave për të vijuar më tej aspiratën për anëtarësim në BE.

Postimi i Ilir Metës:

E përshëndes qëndrimin e Bullgarisë, që propozon nisjen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Përparimi i secilit vend në bazë të meritave individuale ka qenë një nga parimet kyç të miratuara në Samitin e Selanikut në vitin 2003.

Do të vazhdoj të mbështes dhe inkurajoj çdo hap, që na çon sa më parë drejt anëtarësimit europian, në përmbushje të objektivit tonë strategjik kombëtar.

Mbetem gjithashtu me bindjen e plotë se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të jashtëzakonshëm qoftë me zbatimin e reformave, qoftë me arritjen e një Marrëveshjeje historike si ajo e Prespës.

E përshëndes qëndrimin dinjitoz të autoriteteve maqedone për të vijuar të palëkundur në kursin pro-europian të reformave që u shërbejnë qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në BE.

Kujtojmë se pak ditë më parë Bullgaria ka kërkuar zyrtarisht nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të ndahen për sa i përket procesit të negociatave për integrimin në BE.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img