Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
0kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
31 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Meta përshëndet 75-vjetorin e Republikës Italiane: Marrëdhëniet mes dy popujve lidhen ngushtë përmes historisë dhe kulturës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta mori pjesë sot në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, ku përshëndeti festimet e 75-vjetorit të Republikës Italiane.

Kreu i Shtetit ndoqi nga afër ekspozitën “Bashkimi i Dritës” të artistit të njohur shqiptar, Helidon Xhixha.

Në fjalën e tij Meta u shpreh se Shqipëria dhe Italia janë të bashkuara përmes lidhjeve të shumta historike, ekonomike, kulturore, mbi të gjitha njerëzore dhe shpirtërore, duke theksuar se marrëdhëniet mes dy popujve shkëlqejnë, veçanërisht në kohë të vështira.

Fjala e plotë e presidentit Ilir Meta:

I nderuar Ambasador Republikës së Italisë Bucci,

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Është një kënaqësi e veçantë për mua, që me rastin e 75-vjetorit të lindjes së Republikës Italiane, të përcjell sot, nga afër urimet më të përzemërta për këtë vend mik, që i ka dhënë trashëgimi gjithë botës një pasuri kulturore mijëvjeçare, gjithmonë mbresëlënëse.Shqipëria dhe Italia janë të bashkuara përmes lidhjeve të panumërta historike, ekonomike, kulturore, mbi të gjitha njerëzore dhe shpirtërore.

Marrëdhëniet shumë të afërta ndërmjet nesh shkëlqejnë veçanërisht në kohët e vështira, kur solidariteti dhe mbështetja nuk janë kursyer reciprokisht.Italia ka qenë gjithmonë e para në ndihmë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve në momentet me të vështira, kohët e fundit edhe për tejkalimin e pasojave të tërmetit dhe në përballimin e pandemisë.Kam kënaqësinë të përshëndes nënshkrimin e Marrëveshjes së re të Mirëkuptimit mbi programin “Iliria” me qëllim nxitjen e mëtejshme të mësimdhënies së gjuhës italiane, në sistemin arsimor shqiptar, si dhe futjen e saj me prioritet në shkollat teknike-profesionale.

Jam i bindur se të dy palët do të punojnë me përgjegjësi për të forcuar partneritetin tonë strategjik në të gjitha fushat.

Të gjithë jemi krenarë për ata qindra mijëra shqiptarë, të cilët e kanë përsosur dhe shfaqur talentin e tyre në Italinë mike, që i ka mikpritur dhe mirëintegruar me shumë bujari.Shembull i shkëlqyer i këtyre raporteve është vendosja në Sheshin Italia, në Tiranë, e veprës së artit “Big Bang” e artistit të talentuar Helidon Xhixha, si dhe çelja e ekspozitës “Bashkimi i Dritës” sot këtu në rezidencën e Ambasadës Italiane.Përcjell nga këtu përshëndetjet më të ngrohta për Presidentin Mattarella, me të cilin dy vite më parë nderuam miqësinë e përbashkët italo-shqiptare me një vizitë të përbashkët në Shën Mitër të Kalabrisë ku është edhe zemra e bashkësisë arbëreshe, që ruan ende me aq besnikëri traditat, zakonet, kulturën dhe gjuhën e kohës së Arbërit dhe të Skënderbeut.Periudha e Skënderbeut dhe komuniteti Arbëresh i kanë lidhur pazgjidhshmërisht dhe shpirtërisht të dyja vendet tona, dhe Shqipërinë me Europën.Aq shumë na ka lidhur saqë ndonjëherë Arbëreshët janë në vështirësi kur i pyesin Italianët.

Për të treguar këtë lidhje kaq të fortë do ta mbyll në italisht, me një një episod të mikut tonë të njohur italo-arbëresh, Aldo Marino.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img