Hapësire reklamuese

Aktualitet

Meta përkujton 175-vjetorin e lindjes së Naim Frashërit: Pena ishte arma e tij në mbrojtje të lirisë

Shkruar nga Newsbomb
Meta përkujton 175-vjetorin e lindjes së Naim Frashërit: Pena

Ndërsa Komisioni për shkarkimin e tij është mbledhur sërish ditën e sotme, presidenti Ilir Meta vijon normalisht me aktivitetet ditore.

Sot ai ka përkujtuar 175 vjetorin e lindjes së shkrimtarit Kombëtar Naim Frashëri. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se ai jetën e tij ja përkushtoi lirisë së popullit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, duke mbrojtur gjuhën, kulturën dhe promovuar historinë e identitetin tonë europian.

"Duke zgjedhur penën si armë për luftën e Tij të jashtëzakonshme patriotike, vargjet e Naimit vijnë aktuale në çdo kohë si udhërrëfyes patriotik për mbarë kombin shqiptar në mbrojtje të Atdheut, gjuhës dhe trashëgimisë tonë kulturore e historike",- shkruan Meta.

Postimi i plotë:

Në përkujtim të 175-vjetorit të Tij të lindjes, përulem sot me nderim dhe mirënjohjen më të thellë para veprës së ndritur të poetit, mendimtarit dhe atdhetarit të shquar të Rilindjes Kombëtare, Naim Frashëri, frymëzuesit të madh dhe të përhershëm të krenarisë, dinjitetit dhe të vetëdijes kombëtare të shqiptarëve, i cili gjithë jetën e Tij ja përkushtoi lirisë së popullit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, duke mbrojtur gjuhën, kulturën dhe promovuar historinë e identitetin tonë europian.

Duke zgjedhur penën si armë për luftën e Tij të jashtëzakonshme patriotike, vargjet e Naimit vijnë aktuale në çdo kohë si udhërrëfyes patriotik për mbarë kombin shqiptar në mbrojtje të Atdheut, gjuhës dhe trashëgimisë tonë kulturore e historike.

Pavarësia e Shqipërisë është padyshim edhe fryt i angazhimit patriotik të plejadës së rilindësve shqiptarë, tre ndër më të shquarit e të cilëve kanë qenë padyshim Abdyli, Naimi dhe Sami Frashëri.

Nuk ka provë më bindëse, se sa aktualiteti i veprës së tyre në rrugën tonë drejt integrimit europian

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.