Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
2.6kmh
0 %
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
38 °
E hënë, 21 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Meta përjashton koalicionin me Bashën: Mos e ngri zërin dhe ruaj energjitë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a6a9af26573b14de47752d197eea6e3a

Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka përjashtuar çdo mundësi për të bërë një koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike.

I ftuar në “Studio e Hapur” në News 24, pasi iu transmetua video ku Basha përsëriste disa herë “jo-në” për një koalicion të mundshëm me LSI-në, Meta ka theksuar se përgjigjja për këtë çështje është e njëjtë me atë të kryetarit të opozitës.

“Nuk më ngelet vetem se të bashkohem me këtë përgjigje të zotit Basha. Vetëm i them të mos e ngrejë kaq shumë zërin se mund ta kishte thënë më ulët. Nuk shoh asnjë aryse për të bërë koalicion me Partinë Demokratike”, tha Meta, si dhe kërkoi nga Basha të ruajë energjitë. 

Koalicioni me PS

Sa i përket koalicionit me PS-në e Edi Ramës, Meta sërish nuk ka mbajtur një qëndrim përfundimtar, por gjatë gjithë kohës ka përsëritur vendimin për të mos u bashkuar me PD-në.

“Se kur merren vendimet e LSI kjo është një çështje e LSI-së. Sa i përket martesës (majtas apo djathtas) ajo i përket vetëm Monikës, marrëveshjet i përkasin politikës”, tha kreu i LSI-së, duke mos i dhënë sërish një përgjigjje aleatit në koalicion.

“Nëse do ishte për inate personale ky koalicion nuk do të ishte bërë kurrë”, shtoi më tej Meta teksa mohoi ndonjë konflikt me Ramën.

Heqja e mandatit e Shkëlqim Selamit

Me zotin Selami nuk kam diskutuar asnjëherë për bashkinë e Vlorës. Ndoshta ai ka parë ndonjë ëndërr ku dikush i ka premtuar kandidimin në Vlorë.

Nuk ka patur asnjë diskutim me Ramën për Vlorën edhe për faktin se Rama është kryedeputet i Vlorës  dhe do e kishte të vështirë të shpjegonte në PS moskandidimin atje. Unë e di që Rama ka shumë simpati për zotin Selami dhe ndoshta mund t’i kishte besuar bashkinë e Tiranës, por jo atë të Vlorës. 

Konflikti Prishtinë-Beograd dhe Ballkani

Sigurisht që ka një rrezik për rikthimin një konflikti. Kjo nisi me arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë. Shpresoj se treni të jetë kulmi i kësaj historie dhe të mos ketë provokime të tjera. Jo pa qëllim kjo bëhet pak ditë përpara betimit të presidentit të ri të SHBA.

Situata e Maqedoni mbetet problematike. Me potencial jo të vogël destabilzues.

Pamë zgjedhjet në Mal të Zi dhe atentatin e mbetur në tentativë ndaj ish-kryeministrit. Situata në Bosnje gjithashtu… Pra kemi një Ballkan të ndezur.

Lexo edhe: Meta sulmon për herë të parë median kritike ndaj tij, tregon nga kush drejtohet

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img