Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Meta përgëzon Belind Këlliçin: Kapi në flagrancë ushqimet e “rilindasve”! Mbani shënim çdo emër

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas denoncimit të kandidatit demokrat Belind Këlliçi, i cili tha sot se mbështetësit e PD-së kishin ndaluar një makinë në Vaqarr, që sipas tyre ishte e ngarkuar me ushqime dhe kishte për qëllim blerjen e votave.

Meta thotë se “frikësimi dhe zarfat nuk do ta ndalojnë triumfin e demokracisë në 25 prill”.

“Mbani shënim çdo emër dhe dokumentoni me foto dhe video cilindo”, shkruan kreu i shtetit.

Reagimi i plotë:

E përgezoj kandidatin Belind Këlliçi për kapjen në flagrancë të “rilindasve” të Vaqarrit, me ushqime dhe zarfa elektorale. Opozita duhet të organizohet në mënyrën më të mirë për të parandaluar këto fenomene kriminale elektorale nga të cilat Kryerilindasi nuk shkëputet dot.

As frikësimi dhe as blerja me zarfa dhe ushqime nuk e ndal Triumfin e Demokracisë dhe Sovranit më 25 Prill! Tolerancë zero për krimet zgjedhore!

Ligj special për të përjashtuar përgjithmonë nga administrata vendore dhe qendrore zyrtarët, që konsumojnë krimet zgjedhore.

Mbani shënim çdo emër dhe dokumentoni me foto dhe video cilindo!

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img